E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Pakola: Pranuam 90% të propozimeve të PS

Edi Paloka

TIRANË- Janë mbyllur negociatat mes PD dhe PS për cështjen e imunitetit. Të ngarkuarit me këto diskutime, Edi Paloka nga PD dhe Pandeli Majko nga PS kanë deklaruar për mediat se kanë mbërritur në një draft të përbashkët.

Kemi pranuar 90% te propozimeve te PS për cështjen e imunitetit me qëllim që në 6 gusht ta votojmë këtë draft për të cilin është rënë dakord përfundimisht mbrëmë mes meje dhe zotit Majko. Unë nuk përfaqësoj Palokën, por PD-në dhe shpresoj që PS të respektojë dhe ruajë dinjitetin e zotit Majko e votojë në 6 gusht- ka thënë Paloka.

Ndërkohë që vetë Majko ka bërë me dije se është mbyllur një fazë me shumë rëndësi sa i përket këtij diskutimi, por ka shtuar se është shumë vështirë të ndryshohet një ligj brenda një muaji.

Do të vijojmë me hapat e mëtejshëm dhe shpresojmë të kemi vullnet. Nuk vëmë kushte duam të kemi debat publik me PD-në, si për nenet për imunitetin. Jemi të gatshëm edhe për ndryshimet e tjera kushtetuese dhe shpresojmë të merremi vesh si dy palë për ndryshimet e tjera. Kushtetuta nuk i përket partive politike, por publikut tha Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›