E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama për News 24: Grevë për transparencë

TIRANë- Pas vendimit të marrë nga Grupi Parlamentar i PS për të filluar grevën e urisë, 22 deputetë socialistë, kryetari Edi Rama ka deklaruar për News 24 se vendimi është serioz dhe i maturuar.

“është tregues i faktit se është një vendim shumë serioz, është një vendim i maturuar në kohë, një shprehje për të përshkallëzuar protestën tonë paqësore, si zemra e protestës që do të ketë shumë plane për tu shpërngulur edhe në vende të tjera” – deklaroi kryesocialisti Rama nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku ka filluar ngritja e cadrave, nga ku do të nisin grevën 22 deputetë të mbështetur edhe nga 180 qytetarë.

Greva, sipas kreut të selisë rozë është apel për të dëgjuar qeveria dhe Berisha në vecanti. Sipas tij edhe greva është një thirrje që synon transparencën.

“Unë uroj dhe shpresoj që pushteti dhe posacërisht Berisha të kenë vesh për të dëgjaur zërin e atyre që sot u derdhën më shumë se kurrë në shesh, dhe të gjithë ata që smundën të vinë. është zëri i një greve që kërkon transparencë, mungesa e veshëve është arsye për ti shkuar deri në fund kësaj qeverie. Do të ketë një kosto të lartë për një proces që duhet të clirohet” – u shpreh Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›