E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 6-vjeçarja bie kati i katërt, hidhet pas saj edhe e ëma

DURRES – Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një grua është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se fillimisht është parë duke rënë nga ballkoni vajza E.Qirici dhe më pas është hedhur edhe nëna e saj.

Momentalisht nuk dihet nëse vogëlushja ka rënë aksidentalisht nga ballkoni apo e ka shtyrë dikush, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet.
(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›