Klinton, Berishes: Do ju ndihmojme per t'u futur ne BE Eva Gjura
Shtetet e Bashkuara te Amerikes edhe pse nuk kane te drejte vote, do te ushtrojne ndikimin e tyre nepermjet marredhenieve me vendet e Bashkimit Europian qe Shqiperia te aderoje sa me pare ne kete organizem. Lajmi i mire vjen nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, e cila dje zhvilloi nje takim me kryeministrin Sali Berisha, ku u ndalen ne lidhjet mes dy vendeve, situaten politike ne Shqiperi dhe ate ne rajon. Zonja Klinton ka siguruar se SHBA do te vazhdoje ta mbeshtesin Shqiperine ne perparimin e demokracise, ne procesin e anetaresimit ne Bashkimin Europian, zhvillimin ekonomik dhe ne perpjekjet e perbashketa per stabilitet dhe paqe ne rajonin e Ballkanit".
Politika shqiptare
Permbushja e detyrimeve te mbetura te Shqiperise per marrjen e statusit per ne BE dhe zgjedhjet e vitit 2013-te ishin dy nga temat kryesore te diskutimit. Kryeministri e siguroi Sekretaren Klinton se pas anetaresimit ne NATO, integrimi ne BE eshte projekti me i madh per Shqiperine. Ai shprehu bindjen e tij dhe te qeverise shqiptare se nje proces integrimi i bazuar ne merite eshte ne interesin me te mire te shqiptareve, per nje Shqiperi te zhvilluar dhe demokratike. Berisha u shpreh se, problemet politike tashme jane tejkaluar dhe se rekomandimet e Komisionit Europian jane permbushur ne masen me te madhe. Duke shprehur angazhimin e plote te qeverise per te miratuar tre ligjet e kerkuara nga BE, Berisha, shprehu besimin se interesi kombetar do te mbizoteroje dhe opozita do t'i votoje keto ligje. Kryeministri siguroi Sekretaren Klinton per vullnetin e palekundur te qeverise shqiptare qe zgjedhjet e vitit 2013 te plotesojne te gjitha standardet per zgjedhje demokratike. Ai shprehu besimin se reforma konsensuale zgjedhore dhe vullneti i mire i te gjitha paleve do te sigurojne qe zgjedhjet do te jene te lira e te ndershme. Ne kete kuader, ai ftoi Sekretaren Klinton, qe SHBA te dergojne nje numer sa me te madh vezhguesish.
Reformat ne vend
Gjate bisedes kryeministri e njohu shkurtimisht Sekretaren Klinton me perpjekjet dhe reformat e qeverise shqiptare per konsolidimin e shtetit te se drejtes, zhvillimin dhe perparimin ekonomik, social, shendetesor etj. dhe vleresoi lart ndihmen e SHBA ne kete drejtim. Dy palet diskutuan dhe ndane te njejtat qendrime per zhvillimet ne rajon. Ne takim u theksua se eshte ne interesin e paqes dhe stabilitetit qe vendet e rajonit te lene pas te shkuaren dhe te fokusohen ne te ardhmen e tyre te perbashket, integrimin ne BE. Kryeministri e falenderoi Sekretaren Klinton per mesazhet e qarta te dhena gjate kesaj vizite ne rajon dhe ne menyre te vecante ne lidhje me Kosoven ne favor te paqes, stabilitetit si dhe ruajtjes se kufijve ekzistues, si interesi me i mire i rajonit. Ne takim u theksua se, investimi shumevjecar per paqen dhe stabilitetin ne rajon nuk duhet te cohet dem nga qendrime nacionaliste.
Lidhjet mes dy vendeve
Bashkebiseduesit vleresuan nivelin e shkelqyer te marredhenieve bilaterale dhe angazhimin per cuarjen e tyre me tej. Klinton tha se kjo vizite ishte realizimi i deshires per te vizituar Shqiperine si Sekretare Shteti ne nje moment kaq te rendesishem, sic eshte 100 vjetori i Pavaresise. Ajo u shpreh se qe nga viti 1919, kur Presidenti Uillson mbeshteti pavaresine e Shqiperise, SHBA kane vazhduar gjithmone te mbeshtesin kombin shqiptar, Shqiperine dhe Kosoven, ne perpjekjet e tyre per liri, pavaresi dhe demokraci. Klinton theksoi se, SHBA do vazhdoje ta mbeshtesin Shqiperine ne perparimin e demokracise, ne procesin e anetaresimit ne BE, zhvillimin ekonomik dhe ne perpjekjet e perbashketa per stabilitet dhe paqe ne rajonin e Ballkanit. Sekretarja Klinton e falenderoi kryeministrin per mbeshtetjen qe Shqiperia i ka dhene SHBA-ve ne te gjitha forumet nderkombetare, ne NATO, si dhe ne luften kunder terrorizmit, ne Afganistan, Irak dhe kudo, ku SHBA dhe aleatet e tyre mbrojne parimet e lirise dhe demokracise.
Ketu Berisha e siguroi zonjen Klinton se Shqiperia do te mbetet nje aleat besnik i Shteteve te Bashkuara, i gatshem te qendroje ne krah te tyre ne cdo sfide dhe kudo ne bote.
Prononcimet para takimit
Berisha
"Cdo vizite e nje Sekretari te Shtetit ne Shqiperi eshte nje vizite historike, por vizita juaj eshte me historike, sepse perkon me nje pervjetor te madh te vendit e kombit tim, 100 vjetorin e pavaresise. Per cdo shqiptar, prezenca juaj, sot, eshte nje margaritar ne kuroren e ketij pervjetori te madh. Shqiptaret i jane shume mirenjohes vendit tuaj, juve, qeverise suaj, sepse gjate 100 viteve ia dolem te triumfojme ne situatat me te veshtira dhe ne jemi sot, nje komb i lire se kemi pasur privilegjin te kishim rolin percaktues te kombit tuaj, qeverise dhe vendit tuaj".
Klinton
"Zoti Kryeminister, eshte nje nder i madh te jem ketu, sot, ne diten e pare te muajit qe shenon pervjetorin e 100 te pavaresise suaj. Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane krenare te jene partner dhe miku juaj, ndersa ju keni vazhduar te beni progres, te konsolidoni demokracine, te hapni ekonomine e te krijoni mundesi per te gjithe popullin tuaj. Ne ju urojme perzemersisht per 100 vitet e para dhe presim te cojme perpara bashkepunimin e ngushte per 100 vitet e ardhshme".