E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat e huaja Shqiperia surpriza e kendshme

Mediat e huaja e cilesuan Shqiperine si nje nga surprizat e bukura te fillimit te eliminatoreve te Kampionatit Evropian pas barazimit me Bosnjen 1-1 ne Tirane. Sajti zyrtari i FIFA-s shkruante Shqiperia qendroi ne krye te grupit kualifikues D pasi i shkaktoi shume vuajtje Bosnje-Hercegovines ne Tirane duke e zgjatur ne tete serine e ndeshjeve pa humbje. FIFA veconte faktin se Shqiperia u drejtua nga ndihmesi i Kuzhese Xhemal Mustedanagic teksa ky i fundit debutoi kunder vendit te tij te lindjes Bosnjes. Dhendri i Mustedanagicit Mensur Mujzhda harkoi topin e shnderruar ne gol nga Vedad Ibeshivic nderkohe qe Bosnja e goditi tri here shtyllen e Shqiperise. Kombetarja jone barazoi me nje kryeveper te Klodian Duros ndersa Hamdi Salihi goditi shtyllen. Faqja zyrtare e UEFA-s organizatores se Kampionatit Evropian 2012 shkruante ne komentin e saj Goli i barazimit te realizuar nga Klodian Duro ne fundin e pjeses se pare e la Shqiperine te pathyer ne grupin D me gjithe mungesen e trajnerit Josip Kuzhe. UEFA veconte Trajneri i komanduar i Shqiperise Xhemal Mustedaagic i lindur ne Bosnje-Hercegovine mbante ne qafe shallin qe Kuzheja kishte ne barazimin kunder Rumanise dhe ne fitoren kunder Luksemburgut e me pas citonte Mustedanagicin Kjo ishte nje ndeshje qe ne duhet ta luanim per Kuzhene dhe e beme ata. Ishte nje rezultat i mire dhe ne jemi te lumtur. Edhe agjencia britanike e lajmeve Reuters ne komentin e saj e cilesoi performancen ne vazhdimesi te Shqiperise si nje surprize te kendshme. Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press citonte ne shkrimin e saj Klodian Duron autorin e golit te Shqiperise Skuadra ishte e bashkuar ne lojen e saj dhe me shume djerse ne morem nje pike te vlefshme. Duro theksonte se pas festimeve te rastit e gjithe vemendja do te fokusohej ne transferten e veshtire te Bjellorusise ndeshje qe do te luhet te marten e ardhshme. Skela citohej nga agjencia amerikane Ky nuk eshte ekipi me i mire qe kemi por eshte skuadra qe ka marre me shume rezultate pozitive pasi trajneri ka krijuar ne mentalitet fitues. Mediat franceze ishin shume te kenaqura me barazimin e Shqiperise ndaj Bosnjes nje rezultat qe shkon ne favor te Frances Lorik Cana dhe shoket e ekipit te tij barazuan me Bosnjen duke favorizuar ne menyre indirekte Francen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›