Mediat e huaja Zgjedhjet test per anetaresimin ne BE

Sytë e Bashkimit Europian janë tek zgjedhjet kyçe për Shqipërinë, është titulli që komenton procesin zgjedhor në Shqipëri në rrjetin televiziv Euronews. Këto zgjedhje lokale janë përshkruar si referendum për arritjet e qeverisë aktuale, bën të ditur Euronews që thekson gjithashtu se zgjedhjet janë një test kyç për anëtarësimin e shqipërisë në BE.
Rivalët pretendojnë fitoren në zgjedhjet lokale në Shqipëri, shkruan Euroactiv, portali që transmeton lajmet kryesore nga Bashkimi Europian, ndërsa thekson se këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm për të vlerësuar nëse vendi është gati për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, u mbyllën kutitë e votimit pas një fushate tejet te tensionuar ndërsa zgjedhjet ndonëse lokale, janë kyçe për të provuar stabilitetin e vendit pas një krize politike të zgjatur 2 vjet. Kryeministri Berisha theksoi se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme, bën të ditur AFP. Për gjermanen, Deutche Welle, shqiptarët votuan në zgjedhjet që shihen si kyçe për anëtarësimin e ardhshëm të vendit në BE, në mes të një krize të gjatë politike e pas një fushate shpesh të dhunshme.
Megjithatë thekson DW, duke sjellë zërin e vëzhguesve të ndryshëm vendorë në ditën e zgjedhjeve, brenda vendvotimeve ka pasur shumë pak tension. Për të përditshmen kineze People’s daily, votimi i shqiptarëve për kryetarët e bashkive është kthyer në një test për demokracinë. Xinhua thekson se vëzhguesit ndërkombëtarë do të shprehin mendimin e tyre për vlerësimin e ecurisë së zgjedhjeve të martën.
The Economist duke cituar dhe analistë vendas, krahason rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë, me betejën e Stalingradit. A besojnë shqiptaret realizimin e premtimeve nga të dyja palët që nga ndërtimi i tramvajeve deri tek ulja e taksave e krijimi i 300,000 vendeve të reja të punës? Mbase jo, edhe shqiptarët, nga të gjithë popujt në Ballkanin perëndimor janë më optimistët.
Sifdoqoftë, shpresojmë që kjo betejë Stalingradi të mund të thyejë ngërçin politik të vendit, përfundon artikullin për Shqipërinë, The Economist.
Delina Bitraku