Mediat e huaja i kushtojnë vëmendje garës për Tiranën
Lideri i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama ka fituar mandatin e katërt si kyebashkiak i kryeqytetit shqiptar, Tiranës, me nje fitore shumë të ngushtë. Kështu nis artikulli i publikuar nga agjensia e lajmeve Reuters. Rama ka sfiduar kundërshtarin e tij Lulzim Basha nga Partia Demokratike me 10 vota, informon Reuters. Sipas autoriteteve zgjedhore, Rama ka siguruar 124,597 vota ndërsa Basha 124,587. Reuters shkruan se edhe pse Rama fitoi, përkrahës të të dy partive politike u mblodhën në selitë e partivpërkatëse për të festuar, ndërsa rrugët e Tiranës gjithashtu u mbushën me mbështetes që thërrisnin për fitoren e partive respektive. Edhe pse procesi i numërimit vijon ende në disa zona të Shqipërisë, rezultatet paraprake nga autoritetet lokale zgjedhore tregojnë se opozita kryeson në zonat urbane ndërsa partia në pushtet vijon të sigurojë reuzltate të larta në zonat rurale.
Edhe agjensia italiane e lajmeve “ Corriere della sera”, shkruan për zgjedhjet lokale në Shqipëri. Rama mbetet kryebashkiak i Tiranës- është titulli i artikullit dedikuar zgjedhjeve. Sipas “Corriere della sera”, Rama fitoi me 10 vota me tepër ndaj rivalit te tij Lulzim Bashës. Rama foli nga selia e partisë përpara turmës të entuziasmuar disa ditë pas ankthit që i kishte pushtuar gjatë numërimit të fletëve të votimit, ndërsa Berisha citohet nga “korriere della sera” të kete thënë se duhen pritur rezultatet përfundimtare zyrtare.
Zeri i Amerikës gjithashtu i kushton vëmendje situatës politike në Shqipëri. Voa shkruan se në Shqipëri të shtunën u mbyll numërmi i votave për kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës. Kryetari aktual Edi Rama shpalli fitoren, pasi në përfundim të një procesi maratonë numërimi votash siguroi një avntazh prej vetëm 10 votash. Rivali i tij Lulzim Basha deklaroi megjithatë se do të mbetet në pritje të shpalljes së rezultatit zyrtar nga komisioni qendror i Zgjedhjeve. Në mbrëmje ky komision njoftoi se do të verifikonte tabelat e rezultateve të të gjithë qëndrave të votimit në Tiranë, për shkak të distancës së ngushtë duke deklaruar se rezultati paraprak është i pakuptimtë e se mund të ketë patur edhe gabime njerëzore në pasqyrimin e të dhënave në tabelat përmbledhëse: Për përcaktimin e fituesit u desh të pritej kutia e fundit nga 485 të tilla për kryeqytetin. Kryetari actual I bashkisë Edi Rama prej tre ditësh në disavantazh kish mundur të reduktonte ndjeshëm distancën e cila në fillim të ditës kur kishin mbetur 8 kuti ishte 600 vota në favor të kandidatit demokrat Lulëzim Basha. Përpara hapjes së kutisë së fundit diferenca mes te dyve ishte 56 vota plus për zotin Basha- shkruan VOA. Sipas kodit zgjedhor Komisioni qëndror i Zgjedhjeve duhet të shpallë rezultatin brenda 48 orëve nga marrja në dorëzim të materialeve të votimit dhe tabelave të rezultateve.