E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në njësinë nr.5, në KZAZ-në 49

Sërish debate për votat e gjetura në kutinë e minibashkisë. Kjo situatë ka ndodhur mesditën e sotme në KZAZ-në 49, në njësinë numër 5, ndërsa këtë deklaratë e konfirmon gazetarja për “Ora News”.
 

Mësohet se ka qënë një fletë e vetme, e cila i përket kandidatit per kryetar të Bashkisë z.Lulzim Basha, e që gabimisht është vendosur në kutinë për kryetar të minibashkisë.
 

Sipas komisionerëve të maxhorancës, kjo votë votë nuk duhet kontestuar, ndërsa kjo është hedhur poshtë nga opozita duke kërkuar të cilësohet e pavlefshme.
 

Tashmë KZAZ-ja nr.49 po diskuton, për te marrë një vendim rreth votës, kjo në respekt të ligjit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›