E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat e huaja pasqyrojnë garën për Tiranën

Mediat ndërkombëtare vijojnë të pasqyrojnë procesin e numërimit të votave në Shqipëri. Agjencia italiane e lajmeve ANSA dhe Corriere della sera japin të dhënat më të fundit për garën mes dy kandidatëve për bashkinë e Tiranës. Situata pasqyrohet si një betejë deri në votën e fundit në procesin e numërimit të votave për zgjedhjet administrative në Tiranë. Dy kandidatët Rama dhe Basha garojnë për bashkinë e kryeqytetit si ANSA dhe corriere della sera raportojnë duke iu referuar rezultateve që janë bërë të ditura pas natës së mbrëmshme ku rezulton se kandidati Basha, ish ministër i Brendshëm dhe përfaqësues i Berishës, ka kaluar me 500 vota kandidatin kundërshtariI cili garon për një mandat të katërt. Sipas agjensisë rezultati final duhet të shpallet gjatë ditës së sotme.
Që nga dita e zgjedhjeve në 8 maj mediat e huaja kanë pasqyruar garën elektorale në vendin tonë. Agjencia “Reuters”, AFP, mediat italiane si gazeta “La Repbilika”, agjencia Ansa, Corriere della sera në ëebsajtin e saj por edhe media të tjera kanë shkruar për procesin e votimit e më tej edhe të numërimit në vendin tonë.
Gara e ethshme për kryetarin e bashkisë së Tiranës, që do vendoset mes Bashës e Ramës ka marrë edhe hapësirën më të madhe të mediave të huaja referuar zgjedhjeve në Shqipëri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›