E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon numërimi në njësinë 11, kryeson Basha

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në 55, në njësinë bashkiake 11 në Laprakë ku kryeson me 2682 vota kandidati i mazhorancës Lulzim Basha.

Në kutinë e fundit me numër 55, kandidati i “aleancës për qytetarin” Basha ka marrë 186 vota ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Rama ka marrë 159 vota.
 

Kështu gjithsej në këtë njësi bashkiake kandidati i djathtë Lulzim Basha ka marrë 13402 vota ndërsa kandidati socialist Rama ka marrë 10720 vota.
 

Ndërkohë vijon procesi i numërimit në njësitë bashkiake 5, 8, 9 në kryeqytet.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›