E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësit flasin me krenari për 21 janarin

Nga Mustafa Nano

Ne kemi një ministër që sndihet fare, dhe kur shoh atë më kujtohet një barsoletë që përfundon me përgjigjen që një grua adulte i dha burrit të vet në përpjekje për të justifikuar një fëmijë të bërë me një burrë tjetër: çke me të? Ai përshesh me kos po ha. Është fjala për Genc Pollon, që është bash si ky fëmija i barsoletës. Ne për të kujtohemi veç kur na fanepset në ndonjë rast pa dashjen ose pa dijeninë e tij. Dje ishte shfaqur në një shkrim të gazetës franceze Le Monde mbi Shqipërinë. Këtë herë kish dalë me dashjen e me dijeninë e vet. Dhe justifikonte 21 janarin. Duke i thënë gazetarit francez: Nëse një turmë e tërbuar do sulmonte Elizenë apo Shtëpinë e Bardhë, si do reagonin policët dhe gardistët? Deri këtu arrin inteligjenca e këtij njeriu. Me këtë në fakt nuk ia vlen të merresh shumë. Mjafton të bësh lojën e tij, d.m.th mjafton të pranosh se po, mund të qëllohet me plot të drejtë kundër atyre që dhunojnë kryeministrinë. Pyetja është: viktimat u vranë teksa po sulmonin kryeministrinë?

*respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›