E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama po shtrembëron mesazhin e Strasburgut, sepse s’dëshiron të heqë dorë nga praktikat e bojkotit

Ilir Rusmali, kryetari i delegacionit shqiptar në Këshillin e Evropës, në një konferencë për shtyp ka denoncuar sot përpjekjet e lidershipit socialist për të deformuar mesazhin e Strasburgut, vetëm për të sjellë dështimin e negociatave dhe për të zgjatur bojkotin, deri në djegien e mandateve të deputetëve socialistë Deklarata e plotë - Në daljen e tij të përditshme të ditëve të fundit, kryetari i Partisë Socialiste Rama është përpjekur të bëjë një lidhje, një binjakëzim midis nevojës për dialog politik dhe kërcënimit për protesta. Ky binjakëzim, kjo lidhje e dialogut me kërcënimin për protesta, është e papranueshme nga këndvështrimi i Rezolutës së Asamblesë KE. Dhe unë si kryetar i delegacionit të Parlamentit shqiptar në këtë Asamble, kam dalë përpara jush të konfirmoj pikërisht këtë fakt, faktin që kryetari i Partisë Socialiste me një interpretim të mbrapshtë, me vullnet të sëmurë, po shtrembëron mesazhin që na vjen nga Asambleja Parlamentare e KE; ai po përpiqet përditë me kërcënim dhe me keqintepretim të përligjë bojkotin, si i mbështetur në Rezolutën e Këshillit të Evropës.Unë dua të përfitoj nga rasti që të tërheq vëmendjen tuaj për mesazhin e Rezolutës së Asamblesë së KE që miratoi për Shqipërinë. Që në paragrafin e parë Rezoluta për Shqipërinë thekson se ky bojkot i zotit Rama i bën reformat e nevojshme shqiptare të pamundura. Ajo thekson se kjo situatë, situata e bojkotit dëmton popullin shqiptar dhe ambicjet e tij për integrim evropian. Dhe ky është mesazhi i Asamblesë sëKE. Asambleja tregon që ndërmarja e bojkotit ka dëmtuar seriozisht funksionimin demokratik të intitucioneve shtetërore. Asambleja konfirmon faktin që bojkoti ka dëmtuar marëdhëniet e Shqipërisë me vetë Asamblenë, sikurse i bën thirrje Partisë Socialiste që të hëqë dorë nga bojkoti edhe në pikën kur i kërkon qeverisë që të krijojë një komisionin hetimor parlamentar.Edhe në këtë pikë Asambleja i kërkon zotit Rama dhe Partisë Socialiste, i kërkon me forcë opozitës të rikthehet në Parlament dhe të marrë pjesë në punime te veta. Asambleja Parlamentare e KE në Rezolutën e saj në asnjë rrethanë, në asnjë rresht në asnjë fjalë të sja nuk bën lidhje mes dialogut politik me kërcënimin për portesta. Në asnjë rresht të saj në asnjë fjalë të saj, nuk ka mbështetur dhe nuk justifikon protestën. Dhe jo vetëm kaq, por Asambleja Parlamentare në Rezolutën e saj thotë se negociatat nëpërmjet Presidentit të Republikës duhet të synojnë rivendosjen e dialogut politik, por edhe t’i japë fund bojkotit të PS. Në ç’kushte në ç’rrethana mbi ç’bazë? Jo mbi bazën e kërcënimit me protesta por mbi bazën e pranimit, po citoj rezolutën “Mbi bazën e pranimit të rezultatit të zgjedhjheve të fundit dhe mbi bazën e rivendosjes së plotë të demokracisë parlamentare”.Mesazhi që vjen nga Asambleja parlamentare e KE, mesazhi që jep kjo Rezolutë është mesazh antibojkotit, nuk është mesazh ndaj mbështetjes së bojkotit, nuk është mesazh mbështetjeje ndaj kërcënimit me protesta siç po përpiqet çdo ditë ta paraqesë kryetari i Partisë Socialiste në vullnetin e tij të sëmurë për të mos pranuar zgjidhjen e situatës, për të mos pranuar mesazhin që na vjen nga Evropa.Pyetje: zoti Rusmali a e bën qëndrimi aktual i opozitës, të pamundur misionin e Presidentit për afrimin e palëve për një zgjidhje të mundshme?Unë ju falenderoj për pyetjen, sepse kjo më jep mundësinë të rikonfirmoj, të riktheksoj atë që është teksti, atë që është fjala e shkruar e Rezolutës së Asamblesë, e cila përcakton se cilat janë kushtet e negociatës, se cilat janë kushtet që duhet të respektojnë palët në dialogun e tyre politik. Ne si Parti Demokratike kemi deklaruar në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë këtyre ditëve që, PD është e gatshme ta zbatojë pikë për pikë këtë Rezolutë, me të gjithë përmbajtjen e vet. Ajo që nuk po shohim të ndodhë është ajo që duhej të vinte nga Partia Socialiste, nga Zoti Rama, i cili edhe pse rezoluta është shumë e rreptë me të, përpiqet ta paraqesë atë në të kundërtën e vet, ta paraqesë si mbështetje të bojkotitPyetje: Zoti Rusmali, a ka patur kontakt mes Partisë Demokratike dhe zotit Topi, sepse më parë duhet të negociojë me partitë pastaj duhet t’i ulë ata në tryezë, a ka patur takime me Presidentin?Negociata është një çështje e Presidentit të Republikës. Ne, kur thashë që jemi të gatshëm të respektojmë pikë për pikë Rezolutën, e respektojmë dhe jemi shumë seriozë edhe në respektimi e kësaj pike. Kështu që unë besoj se pyetja nuk mund t’i drejtohet një përfaqësuesi të njërës palë politike; pyetja për negociata i drejtohet autorit, njeriut që merr përsipër negociatat.Pyetje: Po ndërmjet partive a ka negociata?Rezoluta i ka kërkuar Presidentit të Republikës, dhe ne respektojmë Rezolutën. Rezoluta ka kërkuar kushtet, në te cilët duhet të zhvillohet ky dialog politik. Dhe ne i pranojmë kushtet në të cilet duhet të zhvillohet ky dialog politik dhe ne i respektojmë ato. Unë besoj që ky mesazh është i mjaftueshëm për të treguar vullnetin e mirë politik të Partisë Demokratike. Antitezën me vullnetin që kërcënon me protesta, ju mund ta bëni vetëPyetje: Kjo do të thotë se Partia Socialiste duhet të futet më parë në Parlament dhe më pas ta zhvillojë dialogun në Parlament, apo duhet të ketë më parë një dialog me Presidentin?Unë besoj se kjo pyetje merr përgjigjen nga vetë Rezolta dhe është e kotë që unë t’ju lexoj për të tretën herë Rezolutë. Rezoluta është e qartë në trajtimin këtyre problemeve , e kësaj situate që kemi. është shumë e qartë në dënimin e bojkotit të nisur nga Zoti Rama, në pothuaj gjysmën e neneve të veta. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›