E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat franceze: Fitore e dhuruar nga shqiptarët

PARIS-Për mediat franceze, fitorja ndaj Shqipërisë qe si një shëtitje për ekipin francez, ndërsa ato kanë pranuar gabimet e bëra në mbrojtje nga skuadra kuqezi. “Remi shënoi me ndihmën e Ujkanit, ndërsa në golin e parë, portieri shqiptar dukej në trajektore, përpara se Dallku të bënte një devijim deciziv, - komenton e përditshmja “Le Parisien”. – Duke parë lojën e shqiptarëve, është e vështirë të bësh një analizë të mirëfilltë për atë të Francës. Loris bëri vetëm dy ndërhyrje, në një gjuajtje të Likës dhe në një tjetër të Roshit”, shkruan më tej ajo. Edhe në gazetat e tjera pranohet dobësia e Shqipërisë. “Ndeshje pa histori për Francën: 3-0 ndaj Shqipërisë, pa “nëse” dhe pa “por”, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›