Komisioni i Venecias diskuton problemet zgjedhore në Shqipëri
TIRANE-Në mbledhjen e javës që vjen Komisioni i Venecias pritet te diskutoje mbi problemet zgjedhore në Shqiperi. Diskutimi i paraprin përgatitjes së një opinioni për përmirësimet që duhen bërë në kodin elektoral.
Mbledhja pritet te zhvillohet diten e enjte me 13 Tetor, kur Këshilli për Zgjedhje Demokratike, strukture brenda Komisionit të Venecias, do të informohet për punën e bërë deri më tani lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë një delegacion i ketij Komisioni, do të vizitojë Tiranën me 24 dhe 25 tetor. Delegacioni do të takohet me drejtuesit e partive politike dhe drejtuesit e lartë të shtetit. Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias theksohet se “pas zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe në veçanti në lidhje me polemikat për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thjoborn Jagland kërkoi një opinion, mbi të cilin duhet të bëhen përmirësime të legjislacionit zgjedhor Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)