E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekenbauer: “Gjermanët janë fantastikë”

“Gjermania nuk ka luajtur kurrë si tani”. Kjo është deklarata e Franc Bekenbauerit të dhënë për faqen zyrtare të FIFA-s, përpara ndeshjes gjysmëfinale kundër Spanjës. Gjermanët, megjithëse kanë një moshë mesatare rreth 25 vjeç, kaluan në gjysmëfinale pasi më parë shkatërruan Anglinë dhe Argjentinën. Tani “Kaizer”-i mendon se ata mund të çojnë në shtëpi titullin e katërt botëror. “Mënyra se si ata luajnë, stili i tyre, është diçka fantastike. Të gjithë lëvizin, kërkojnë topin, shpirti i ekipit është i jashtëzakonshëm. Askush në Gjermani nuk parashikonte t’i shihte ata të luanin kaq mirë. Lojtarët e meritojnë këtë”, - tha ish-kapiteni dhe trajneri Bekenbauer, që e ka fituar titullin edhe si lojtar ashtu dhe si trajner. “Ju duhet të ktheheni prapa 20 vjet për të parë një formacion të fuqishëm gjerman si ky, të luajnë kaq mirë, kur ne fituam titullin në vitin 1990”.


SHVAJNSHTAJGERI
Vetëm 25 vjeç, Bastian Shvajnshtajger është një veteran përsa u përket ndeshjeve me Gjermaninë, teksa numëron 79 takime ndërkombëtare dhe nëse ai vazhdon kështu ai mund të thyejë rekordin e legjendës Lotar Mateus me 150 paraqitje për vendin e tij. Mesfushori gjerman Bastian Shvajnshtajgeri është duke bërë një një sezon të jashtëzakonshëm, ai një superyll i ri, lojtari më i mirë në Kupën e Botës për momentin.

“Jam duke luajtur në pozicionin tim të preferuar në qendër fushës”, - tha Shvajni, i cili falendëroi në distancë trajnerin e tij te Bajerni i Munihut, Luis van Gal. “Jam duke luajtur mirë pasi i gjithë ekipi po luan mirë. Unë duhet të falënderoj Van Galin për këtë, pasi trajnerët e tjerë nuk e bënë këtë zgjedhje, me Balakun dhe Hargrivs në fushë”. Trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv, tha: “Shvajnshtajger është pjekur dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit. Jam i lumtur se sa i qetë është ai pas fitoreve tona, i vendos gjërat në perspektivë”.

Shvajnshtajger ka marrë komplemente pa fund edhe nga legjenda gjermane, Franc Bekenbauer. Gjermania ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës, ndoshta më mbresëlënësja qysh nga viti 1954, kur ajo fitoi për herë të parë Kupën e Botës. “Ne nuk kemi lojtarë të tillë si Pele, por këtu kemi lojtarë që e kanë sensin e të qenit gati për luftë, faktikisht të qartë dhe gjithashtu me kapacitetin për t’u përqendruar për të dhënë maksimumin për Kupën e Botës”, - tha Bekenbauer. Shvajnshtajger tregoi klasin e një mesfushori të fuqishëm, duke udhëhequr Gjermaninë në fitoren “perandorake” 4-0 ndaj Argjentinës.

“Shvajnshtajger është duke bërë një një sezon të jashtëzakonshëm, ai një superyll i ri, lojtari më i mirë në Kupën e Botës për momentin”, - theksoi Franc Bekenbauer. Gjermania është shumetnike, me lojtarë me origjinë nga Polonia, Turqia, Gana, Brazili. Bekenbauer tha: “Ky ekip tregon një fytyrë të re falë Ozilit, Khedirës, Boatengut..., të cilët nuk kanë lindur në Gjermani, por që kanë pasaportë gjermane”. “Kaizeri” parashikon se Gjermania do ta mposhtë Spanjën dhe se Botërori do të mbyllet me një finale Gjermani-Holandë, ashtu si në vitin 1974.

Reali interesohet për Tomas Mylerin

Presidenti i Realit, Florentino Perez, është i interesuar për dy yjet e rinj gjermanë, Mesut Ozil dhe Tomas Myler, ndërkohë që trajneri Zhoze Murinjo sheh si favoritin e tij, Bastian Shvajnshtajgerin. Tre lojtarët e Kombëtares gjermane kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës. Gjermania do të përballet në gjysmëfinale me Spanjën. Gazeta spanjolle “As” shkruante se presidenti Perez shikon të Myleri “Kakanë e ardhshëm”. Perez pëlqen pëlqen efektivitetin e tij si golashënues dhe nivelin e lartë të lojës.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 06 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›