E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat italiane Neymar tek Real Madrid

Sipas mediave italiane, Real Madrid ka arritur marrëveshjen për blerjen e talentit brazilian të Santos, Neymar.

Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me madrilenët. Këtë gjë e bën të ditur Ernesto Bronzetti, ndërmjetës italian i shumë tratativave të suksesshme të Real Madridit.

Sipas Sky Sports dhe Sportmediaset, Neymar është blerë për 45 milionë euro dhe do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të fitojë 2 milionë euro në sezon.

Nuk ka ende konfirmim zyrtar si nga ana e Real Madrid, ashtu edhe nga ana e Santos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›