E Diel, 1 Nëntor 2026

Gallardo i jep lamtumiren futbollit

Mesfushori argjentinas Marcelo Gallardo i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 35-vjecare, në takimin që i dha titullin kampion ekipit ku militon, Nacional të Uruguait.

Nacional ka fituar titullin duke mundur me rezultatin 1-0 Defensor Sporting. Gallard ka marrë ovacionin e publikut në momentin që ka hyrë në fushë, 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Marcelo Gallardo e ka nisur karrierën e tij në moshën 17-vjecare me ekipin River Plate, ku ka luajtur deri në vitin 1999. Ndërsa me kombëtaren argjentinase ai ka luajtur 44 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›