Boateng: Kam marrëveshje me Bayernin

Mbrojtësi i Manchester City, Jerome Boateng ka konfirmuar sot se ka arritur një marrëveshje me Bayern Munchen.
“Është e vërtetë. Kam nje marreveshje per 4 vjet me Bayernin. I takon tashme Manchester Cityt që ta kryejë marrëveshjen. Për momentin, ata po ma vështirësojnë punën”, ka thënë Boateng.
City duket se nuk dëshiron ta shesë, kurse Boateg ka thënë se është nder për të që e kërkon gjiganti gjermanm dhe se kthimi i tij në Gjermani do të ndihmojë aspiratat e tij për ndeshjet me Kombëtaren.