Mediat italiane: “Tare çon Lacion në parajsë”

Emri Igli Tare ishte ndër të lakuarit në shtypin e djeshëm italian. Sulmuesi shqiptar i siguroi Lacios kalimin në cerekfinale të Kupës së Italisë. Lacio duhet të falënderojë mijëra herë shqiptarin Igli Tare, autorin e golit të vetëm të kryeqyteasve italianë në barazimin 1-1 me Napolin. Sulmuesi 35-vjecar shënoi në minutën e 55-të me një gol tipik të tij të realizuar me kokë. Lacio falë Tares do të përballet me Fiorentinën në cerekfinale.
Thuajse të gjitha mediat e mëdha të vendit fqinjë vlerësonin formën e mirë të ish-kapitenit të Shqipërisë. Uebsajti gazzettino.it shkruante: "Deciziv goli i Tares, shqiptari tashmë 35-vjecar, me gol edhe në kampionat ndaj Palermos, bombardoi kundërshtarët kur realizoi pas një goditje nga e djathta". Versioni online ilsole24ore.com informonte lexuesit e saj se pas disa rasteve të rrezikshem të Tares në minutën e 9-të dhe në fund të pjesës së parë: "Në pjesën e dytë, pas nëntë minutash, ishte sërish Tare që gjeti autostradën e lirë dhe kësaj radhe nuk ka ëngjëj në parajsë (për të mbrojtur Napolin". Skualifikimi i Napolit në Kupën e Italisë ka vendosur nën akuzë trajnerin Reja, përmes deklaratave të presidenti të klubit, De Laurentiis. Tekniku, sipas ilmatino.it, pohon se goli i Tares erdhi pas një ndërhyrje të parregullit ndaj Kanavaros. Madje Paolo, vëllai i Fabio Kanavaros së famshëm, është ndëshkuar edhe me një vlerësim të dobët: "Kanavaro 5. Për golin e Tares edhe ai u tradhëtua nga topi i ulët, duke i lënë rrugë të lirë sulmuesit shqiptar". "Corriere Adriatico" theksonte në shkrimin me titull: "Tare i dhuron një buzëqeshje Lacios": "Ledesma ekzikutoi një goditje të litere, parabaola përfundoi në kokën e Tares, i lënë befasisht vetëm në qendrën e zonës së vogël, devijim i shqiptarit dhe topi përfundon në rrjetë".
Java e 19-të e Serisë A i vendos sërish Lacion përballë Napolit dhe kësaj radhe, duke përfituar edhe nga dëmtimi i Tomaso Rokit, Tare do të formojë dyshen e sulmit me maqedonaisn Goran Pandev.
PISTA TORINO
Goli shënuar e dhe paraqitja tepër e mirë e tij kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave brenda klubeve të Serisë A. Këtë rradhë është Torino që po mendon të marrë në skuadër biondin kuqezi. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një marëveshjeje shkëmbimi midis dy ekipeve. Ekipi roman i Lacios është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ka hedhur sytë mbi Mateo Melaren e Torinos. Për të arritur një akord ekipi bardhekaltër ka futur në lojë sulmuesin shqiptar. Torinezët janë të interesuar për një futbollist me karakteristikat e lojtarit dhe i pëlqen ideja e shkëmbimit. Megjithatë, gjithcka është ende në kuadrin e bisedimeve dhe pritet ende përgjigjia e klubit të Torinos. Por nga ana tjetër, duhet pyetur edhe sulmuesi shqiptar, i cili në të kaluarën ka refuzuar oferta të mira, vetëm për të qëndruar tek ekipi bardhekaltër. Kështu, Lacio përvecse shpreson që Torino të pranojë ofertën, do t'i duhet gjithashtu që të bindë edhe Taren të pranojë ofertën