E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat kosovare Pritet doreheqja e Thacit

Refuzimi i strategjise per privatizimin e PTK-se do te jete preteksti i doreheqjes se kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci. Keshtu kane raportuar mediat kosovare ndersa citojne burime brenda Qeverise. Deputetet kane deklaruar paraprakisht voten kunder strategjise se paraqitur nga Qeveria e cila ndodhet ne rendin e dites te mbledhjes se sotme te Kuvendit te Kosoves pas se ciles pritet edhe doreheqja e Kryeministrit Thaci.

Doreheqja e tij do te conte vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme te cilat do te duhej te mbaheshin brenda 45 diteve. Te njejtat burime te cituara nga agjencia e lajmeve kosovare Koha net thone se kryeministri ndodhej qe ne oret e para te mengjesit ne mbledhje me ambasadoret e Quintit ne ambientet e Qeverise.

Presidenti i Kosoves dite me pare po ashtu dha doreheqje per shkak te shkeljes se dispozitave te Kushtetutes se Kosoves qe ka aktualizuar ceshtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Ne intervisten e pare pas largimit nga detyra te dhene per BBC-ne Sejdiu ka thene se ka qene Gjykata Kushtetuese e Kosoves ne nje proces qe ai e ka cilesuar si te cuditshem e cila ia ka pamundesuar ushtrimin e detyres se presidentit.

Sejdiu ka shtuar se nuk ka pasur zgjidhje tjeter dhe doreheqja e tij do ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme te cilat nuk mund te organizohen ne nje afat te shkurter si pretendojne disa grupime politike ne Kosove. Presidenti i ri pritet te zgjidhet me mandat te plote.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›