Mediat maqedonase s’publikojnë telegramet nga Kosova dhe Shqipëria

Dy ditë pas incidentit të vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit, kanë pasuar reagimet e shpejta të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, presidentes Atifete Jahjaga, partive tjera politike shqiptare.
Mediat maqedonase i kanë dhënë rëndësi të veçantë dhe si kryelajm reagimit dhe telegramit të ministrit të brendshëm serb Ivica Daçiq, i cili i pari dërgoi telegramin për ngjarjen, ministrit serb Vuk Jeremiq dhe partive minore në Maqedoni dhe rajon.
Vrasja e pesëfishtë është ndjekur në të gjitha edicionet e mediave shqiptare, përmes raportimeve dhe reportazheve ekskluzive nga mediat e njohura në Tiranë dhe Prishtinë, mirëpo edhe në këtë rast nuk u citua asnjë nga mediat shqiptare për mbulimin e kësaj ngjarje, derisa u cituan dhjetëra media tjera të rajonit, sidomos ato serbe, se kanë ndjekur situatën e fundit dhe vrasjen në Maqedoni.