E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestat e opozitës

Agjencia “Reuters” raporton se dhjetëra mijëra protestues kërkojnë rinumërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

“Reuters” thekson edhe deklaratën e 6 ambasadorëve, si dhe deklaratën e fundit të kryeministrit Berisha se kutitë nuk do të hapen, as në qiell dhe as në tokë.

Agjencia italiane “ANSA” shkruan se opozita shqiptare po organizon protestën e madhe në kryeqytet pas shumë të tillave të organizuara nëpër rrethe.

Kjo agjenci thekson edhe reagimin e mazhorancës, sipas së cilës kërkesa është e papranueshme, dhe me këtë veprim z. Rama po pengon integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›