Mediat nderkombetare per Obamen

Menjëherë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përditshmja New York Times doli më titullin "Obama's Night" (Nata fatlume e Obamas).
Në Washington Post ishte zgjedhur titulli "A second Term" (Një mandat i dytë).
Në CNN: Victory for Obama (Fiton Obama), ndërsa Fox News: Four More Years (Edhe katër vjet të tjera për Obama-n).
The Guardian kishte titullin "Barack Obama: The best is yet to come": Ditët e mira vinë tani). Corriere della Sera: Ancora Obama (Sërish Obama).
Gazeta Spanjolle kish zgjedhur për titull gjetjen e gazetës londineze the Guardian, dmth frazën e Obama-s pas fitores, por në gjuhën e vet: lo mejor está por venir" (Ditët e mira vijnë më pas).
E përditshmja franceze Le Monde kishte zgjedhur paradoksalisht një titull në gjuhën angleze "Obama: Four More Years" (Edhe katër vjet të tjera për Obama-n).
Huffingtonpost.com, për të nënvizuar me sa duket rolin e votuesve hispanikë në fitoren e Obama-s, kish dalë me titullin "iViva Obama" (Një urra për Obama-n).