E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli Qeveria skeme mbeshtetese per geshtenjat

Viti i ardhshëm do të njohë aplikimin e një skemë mbështetëse për fermerët dhe familjet që merren me kultivimin dhe grumbullimin e gështenjës. Kjo është deklarata e Ministrit të Bujqësisë Genc Ruli gjatë një takimi me kultivuesit e gështenjave në Reç të Malësisë së Madhe në Shkodër.

Ministri e ka konsideruar shfrytëzimin e këtij potenciali si një mundësi të mirë si për të krijuar të ardhura ashtu dhe për të përfituar subvencione mbështetëse. qeveria shqiptare ka nisur një projekti financimi kredi pa interes në zonën e Tropojës, i cili pritet të gjejë zbatim edhe për rrethin e Malësisë së Madhe.

Kërkesa e madhe për eksport për gështenjën e Reçit, ka bërë të mundur që sivjet çmimi i grumbullimit (blerjes nga fermerët) të jetë në vlerën e 110 lekë/kg dhe çmimi i eksportit të jetë në 130 000 lekë/ton. kjo ngritje e çmimit është shoqëruar me përfitime të mëdha nga fermerët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›