E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Rusi ne 10 rezultate me shokuese



Portali sportiv me i madh ne bote Goal.com e ka renditur fitoren e Shqiperise kunder Rusise 3-1 per Euro 2004 si nje nga 10 rezultatet shokuese me te medha ne eliminatoret e kampionateve europiane. Ja dhe renditja e hartuar nga faqja ne fjale

Qipro-Itali 1-1 1983
Italia erdhi ne ndeshjet kualifikuese te Euro 1984 si kampione e botes ne fuqi por vuajti nje barazim shokues 1-1 ne Qipro me 12 shkurt te vitit 1983. Omiru shenoi per Qipron barazoi Graciani per Italine.

Norvegji-Itali 2-1 1991
Data 5 qershor 1991 mbahet mend gjate ne Norvegji ku ata rrezuan 2-1 nje gjigant te futbollit si Italia te cilet kishin arritur ne gjysmefinalet e Kupes se Botes vetem nje vit me pare.

Uells-Gjermani 1-0 1991
Gjermania hyri ne fushaten e Euro 1992 si kampione bote por Jan Rash kishte ide te tjera kur mposhti me golat e tij nje skuader te madhe si Gjermania qe megjithate shkoi ne finalet e Europianit.

Bjellorusi-Holande 1-0 1995
Bjellorusia shokoi Francen te premten me fitoren 1-0 por kjo nuk ishte hera e pare qe ata tronditnin planetin e futbollit. Me 7 qershor 1995 ajo mundi Holanden ne shtepi per eliminatoret e Euro 1996-s.

Qipro-Spanje 1998
Spanja mund te jete kampione ne fuqi e Europes dhe botes por po te kthehemi pak pas Furia e kuqe nuk ka qene kjo aktuale. Spanja arriti ne finalet e Euro 2000 por dy vjet me pare ajo u poshterua 3-2 nga Qiproje modeste.

Islande-Rusi 1-0 1998
As Rusia dhe as Islanda nuk u kualifikuan per finalet e Euro 2000 por islandezet modeste arriten ti mundin 1-0 ish-kampionet e Europes pasi kishin barazuar edhe 1-1 me Francen kampionen ne fuqi.

Shqiperi-Rusi 3-1 2003
Rusia humbi ne eliminatoret e Euro 2004-s ndaj formacioneve europiane te nje niveli shume te ulet. Me 29 mars te vitit 2003 Shqiperia e shtypi 3-1 Rusine nderkohe qe nje muaj me pas Rusia humbi 1-0 me Gjeorgjine.

Letoni-Turqi 3-2 2003
Letonia nuk ishte kualifikuar ne asnje kompeticion te madh ne historine e saj por arritja ne plejofin e Euro 2004-s i dha asaj mundesine te rrezonte parashikimet e eksperteve duke mundur Turqine me rezultatin e pergjithshem 3-2.

Irlanda V.-Spanje 3-2 2006
Ne finalet e Kupes se Botes 1982 Irlanda e Veriut shokoi Spanjen dhe keshtu beri dhe ne vitin 2006 per kualifikueset e Euro 2008-s. Spanja kryesoi 1-0 dhe 2-1 por ne fund humbi 3-2 kur Heali shenoi tre gola ne ate takim.

Portugali-Qipro 4-4 2010
Portugalia duket se nuk eshte ajo e para teksa mori ne shtepi nje barazim shokues 4-4 me Qirpon ne minutat e fundit. Portugalia ishte ne dizavantazh dy here por gjithashtu krijoi nje avantazh dygolesh perpara se qipriotet te fiksonin rezultatin 4-4.

5 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›