Mediat serbe Arrestohet Ratko Mlladic
Policia serbe ka arrestuar vetëm pak orë më parë një person të quajtur Milorad Komadiç. Në fakt sipas një të përditshmeje të Zagrebit bëhet fjalë për të shumëkërkuarin e Hagës Ratko Mlladiç.
Personi tani ndodhet në paraburgim, ndërsa media shpjegon se operacioni sekret u ndërmorr pas disa sinjalizimeve se Komadić kishte disa shenja identifikuese të Ratko Mlladić e fizikisht ishte mjaft i ngjashëm me të.
Televizioni B92 thotë se analizat e ADN-së do të vërtetojnë nëse bëhet fjalë për Mladiç, sikundër pretendon Jutarnji List, ndërsa pritet që në një konferencë për shtyp lajmin ta konfirmojë presidenti serb Boris Tadiç. Ish-lideri i serbëve të Bosnjës kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë dhe akuzohet për genocid dhe krime lufte.
Arrestimi i tij heq një nga pengesat kryesore të Beogradit në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa pret që brenda një kohe mjaft të shkurtër të fitojë statusin e vendit kandidat.