E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji vriten 2 police ne protesten e opozites

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë, bën të ditur se numri i viktimave pas protestës së opozitës ka shkuar në dy policë të vdekur. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, ka thënë se një  oficer policie ka humbur jetën pasi u godit nga një makinë e opozitarëve protestues, me të cilën ata largoheshin nga protesta.

Sipas të njëjtave burime janë plagosur të paktën 37 persona mes të cilëve, 28 protestues, tetë policë dhe një gazetar. Protestuesit bllokuan hyrjen para parlamentit gjeorgjian në Tbilisi. Policia përdori topa uji, plumba manovër dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestuesit që bënë thirrje për dorëheqjen e Presidentit, Mikael Sakashvilli nën thirrje e liderës së opozitës Nino Burjanadze.

Pamjet e shfaqura në televizion e tregojnë ndërsa përpiqet të pengojë arrestimin e djalit të saj gjatë protestës. Në përpjekje për të ndalur valën 5-ditore të protestave disa mijëra vetë janë arrestuar në mesnatë në Tbilisi.  

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›