E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat në Jemen, SHBA urdhëron diplomatët të largohen nga vendi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar diplomatët dhe familjet e stafit të ambasadës të largohen nga Jemeni ku vazhdojnë luftimet.
 

Të paktën 44 persona janë vrarë që prej të hënës së përleshjet mes luftëtarëve fisnorë dhë trupave qeveritare.
 

Ndërkohë presidenti ali Abdullah Saleh ka ritheksuar se nuk do të lërë pushtetin pavarësisht protestave në rritje.
 

Prej kohësh ai refuzon të nënshkruajë një marrëveshje e cila nënkupton dorëheqjen e tij dhe zëvendësimin me një qeveri uniteti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›