Riparonte defektin, bie nga shtylla elektricisti
Vlorë- Një elektricist ka përfundur në spital me fraktura të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, pasi ra nga një shtyllë teksa punonte.
Ngjarja ndodhi në Selenicë të Vlorës, ku 46-vjeçari u thërrit me urgjencë për riparimin e një defketi në një nga shtllat e tensionit në këtë zonë.
Sipas burimeve policore, elektricisti është njoftuar nga bonorët e zonës, të cilët kishin mbetur pa energji elektrike pas stuhisë që shkaktoi dëmtime dhe kuptje të telave në shtyllat e tensionit që furnizojnë zonën.
Duket se ai nuk është treguar fort i kujdesshëm teksa është ngjitur në shtyllë. Pasi pa mundur mirë të shohë dëmtimin, në mënyrë që të ndërhynte për riparime e nevojshme, ka rënë poshtë.
Ai është marrë me urgjencë dhe është transportuar në spitalin e qytetit, ku iu nënështrua ndërhyrjes mjekësore. Sipas mjekvëe, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por ka një numër të madh frakturash në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojës e rënies nga lartësia.