Angli, miss-i zbulon sekretin: Kam qënë mashkull
ANGLI- Ish finalistja e Miss Anglisë 19-vjecarja Jackie Green ka bërë një rrëfim të rrallë, duke pranuar se emri i saj i vërtetë ka qënë Jack dhe se ajo ka qënë mashkull.
Në një intervistë për ‘Daily Mail’ 19-vjecarja pranoi të fliste për jetën e saj të mëparshme, duke treguar se asnjëherë nuk ishte ndjerë mirë me trupin e një mashkulli, dhe prandaj i ishte nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë në moshën 16-vjecare.
Në këtë mënyrë ajo është shndërruar në personin më të ri në moshë që ndërron seksin.
“Zoti ka bërë një gabim me mua, Duhet të kisha lindur femër, ashtu jam ndjerë gjithmonë. Nëse s’do kisha kryer operacionin nuk mund ta imagjinoj sa e tmerrshme do kishte qënë jeta ime, rrëfeu ajo.
(ma.ar/BalkanWeb)