Mediat sllovene: Handanoviç, heroi ynë

Kvenin Kampl ishte shënuesi i golit të vetëm i ndeshjes Slloveni-Shqipëri, por Samir Handanoviç ishte heroi i vërtetë i mbrëmjes, pas prtijeve fantastike që ai bëri. Ky është komenti që shoqëron shkrimet e medieve sllovene për takimin për eliminatoret e “Brazil 2014”.
Edhe pse sllovenët morën tri pikë, ata janë të vetëdijshëm se, ishin me shumë fat pasi ekipi kuqezi sulmoi me të gjitha armët, por nuk arriti të shënonte gol, kjo edhe për meritë të portierit të Interit. Me fitoren e Norvegjisë ndaj Qipros, Shqipëria ka humbur vendin e dytë në grup dhe tashmë ndodhet me pikë të barabarta me Islandën, e cila mori një barazim 4-4 me Zvicrën mbrëmë.
Deri në përfundim të eliminatorëve për “Brazil 2014”, kanë mbetur për t’u luajtur edhe tri takime. Takimi i ardhshëm i kuqezinjve do të jetë me Islandën më 10 shtator në Rejkjavik. Më pas më 11 tetor do të presë Zvicrën në Tiranë, ndërsa takimi përmbyllës do ta luajë me Qipron jashtë fushe./indeksonline/