Në tren për Budapest

Hungaria është përfaqësuesja e cila ka prapa vete tifozerinë e zjarrtë të saj. Një gjë të tillë e konfirmuan edhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Rumanisë. Tifozët hungarezë udhëtuan në mënyrë të organizuar në Bukuresht.
Fotoja e udhëtimit të tyre ka zënë vend në mediat sportive evropiane. Mijëra hungarezë udhëtuan në tren të përcjellur me flamuj e stema të Hungarisë duke qenë pranë përfaqësueses së zemrës.
Megjithatë rikthimi i tyre doli të jetë zhgënjyes pasi që Hungaria u mposhtë nga Rumania me rezultat 3 me 0./Indeksonline/