E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi dhe Bale, së bashku në një reklamë të FIFA-s

Lionel Messi dhe Gareth Bale, së bashku me lojtarë të tjerë si Chicharito, janë pjesë e një reklame më të fundit të promovimit të videolojërave FIFA 14.

Imazhet e argjentinasit dhe uellsianit janë shumë argëtuese. Messi është një nga ikonat e futbollit botëror, i cilësuar edhe si një fenomen i të gjitha kohërave.

Nga ana tjetër Bale bëri së fundi histori duke u blerë miliona euro nga ekipi spanjoll i Real Madridit. Bale tanimë është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Në këtë kontekst videoja e mëposhtme është kthyer në hit në internet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›