E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simunic "dhunon" serbin midis Beogradit

Ylli i futbollit kroat, Josip Simunic nuk i është frikësuar atmosferës së krijuar në Beograd në ndeshjen ndaj rivalëve të përjetshëm, Serbisë.

Ndeshja e cila pritej të jetë me tensione, mundi të eskalonte në minutën e 80 kur Josip Simunic ishte i pamëshirshëm ndaj serbit Miralem Sulejmani ndaj të cilit shkaktoi një ndërhyrje brutale.

Me këmbë, me duar e bërryl, Simunic e shtriu përtoke Sulejmanin duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›