E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat:Parlamentarët e BE-së nuk e njohin presidenten e Kosovës

A e dini se kush është presidente e Kosovës, dhe a mund të na thoni diçka për të?. Kështu u është drejtuar të mërkurën në mëngjes Jelko Kacin, deputet i Parlamentit Evropian nga Sllovenia, drejtorit menaxhues për Ballkanin, Miroslav Lajaçak. Ky i fundit është përgjigjur se nuk di më shumë sesa kanë dëgjuar edhe vetë deputetët, porse si është shprehur ai me rendësi është se zgjedhja e saj shënon evitimin e një krize kushtetuese në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare.

Mediat kosovare gjtihashtu theksojnë se shumë deputetë të parlamentit Evropian në fakt pyetjet rreth presidentes së Kosovës i bëjnë për të shprehur në mënyrë ironike mënyrën se si është zgjedhur ajo në këtë post dhe sesi rolin kryesor në këtë proces e ka luajtur ambasadori amerikan Chris dell.
 

Sipas tyre parlamentarët evropian gjithashtu janë të shqetësuar për rolin e BE-së në Kosovë ndërsa europarlamentarja Doris Pack, ka thënë se BEe ka humbur rolin në Kosovë sepse gjithçka është vendosur nga ambasadori Dell dhe 3 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›