Elbasan, arrestohet i kërkuari për vrasje

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuari për vrasje.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 47-vjeçari Haxhi Kuqja i cili është dënuar me 23 vjet burg me akuzën e vrasjes.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1996 ku 47-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë një person.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 47-vjeçarit Kuqja I kanë kaluar prokurorisë së rrethit me akuzën “vrasje me paramendim”.