E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediatizimi i komunikimit

Erald Deliu

Mendoj se kushdo që ka njëfarë sensi kritik në gjykim mund të dallojë barrierën mediatike që është ngritur në vend. Shumë fjalë të thjeshta dhe të shpejta, shumë analiza të menjëhershme, qesharake, propagandistike, shumë gjëra të rëndomta që shprehen nga personazhet mediatike të momentit.

Kjo lidhet me figurën e  Narcizit në pasqyrë, që e pandehu shëmbëlltyrën e tij për dikë tjetër. Në hapësirën mediatike, fjala vjen, të fundit që pyeten për arkitekturën janë arkitektët. Kur debatet për çështjen e shembjes së Piramidës ishin rendi i ditës në media, arkitektët shprehën qëndrimin  e tyre në rrugë më së shumti. Ata pak arkitektë të ftuar në studiot televizive u përballën më fyerje nga më të neveritshmet nga argumentet më qesharake. Veçse ky nuk është rasti i vetëm.

Në studiot televizive shqiptare gazetari flet me autoritetin e prokurorit, juristi flet me gradën e historianit, politikani flet me çfarëdolloj autoriteti të çdo lloj profesioni që mund të gjendet në këtë vend sepse ai ka gjithmonë të drejtë për gjithçka thotë. Argumenti: ai është i votuar, ndërsa arkitekti nuk është i votuar, mjeku po ashtu, historiani jo e jo.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›