Mediet ndajnë detaje nga seanca me dyer të mbyllura në GJKKO për Erion Veliajn

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Vijon prej disa orësh seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.
Media “Report Tv” ka publikuar detaje nga seanca seanca me dyer të mbyllura, që po zhvillohet në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar Olsi Dados me fjalët: “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.
Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën, gjyqtari Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para Gjykatës. /Report Tv/