Mediu-Berisha, nje ore koke me koke
Pas kerkeses publike te Kryeprokurores Ina Rama per heqjen e imunitetit, kreu i PR ne Kryeministri
Fatjona Mejdini
Partia Republikane pritet te nise negociatat me Partine Demokratike per te rimarre postin e ministrit, qe ia jep marreveshja e nenshkruar mes paleve ne koalicion, ne korrik te 2005-es. Keshtu, pergjate punimeve te djeshme te Asamblese Kombetare te kesaj partie u vendos qe ne fillim te javes te ardhshme, Kryesia e PR-se t'i jepte aprovimin perfaqesuesve te kesaj partie te nisnin negociatat me PD-ne ne lidhje me ministrine e re qe do t'i jepet PR-se. Behet e ditur qe ne Asamblene Kombetare eshte diskutuar ne lidhje me kushtet qe republikanet do ti vendosin liderit te PD-se, Berisha per riperfshirjen e tyre ne qeveri. Por, po dje, pas konferences se Kryeprokurores Ina Rama, ku u kerkua edhe lenia e imunitetit nga ana e ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu, ky i fundit zhvilloi edhe nje takim prej 1 ore ne Kryeministri me Kryeministrin, njekohesisht liderin e PD-se, Sali Berisha.
Asambleja
Keshtu, burimet brenda Asamblese se kesaj partie bejne te ditur per "Koha Jone" se perfaqesuesit republikane ne negociata me aleatet e tyre demokrate do te hyjne me dy kerkesa. Kushti i pare ka te beje me faktin se PR nuk do te pranoje te marre postin e zv/kryeministrit, i cili ka mbetur bosh, pas kalimit te ish-numrit te dy te qeverise, Gazmend Oketa, ne krye te Ministrise se Mbrojtjes. Nga ana tjeter, kjo kerkese e republikaneve pritet ta vendose Kryeministrin Berisha ne pozite te veshtire per faktin se per te riperfshire republikanet ne qeveri do t'i duhet te largoje nje nga ministrat e qeverise se tij. Nga ana tjeter, sipas deklaratave te herepashershme, perfaqesues te PR-se jane shprehur se kjo parti meriton ne qeveri nje ministri te rendesishme, per faktin se eshte edhe forca e dyte e koalicionit te djathte qeveritar. Keshtu, keto negociata pritet te jane te veshtira per te dyja palet dhe jo te lehta per t'u kryer ne nje kohe te shpejte.
Nga ana tjeter, pritet qe Kryesia e Partise Republikane te dale me qendrimin se duhet te jete nje tjeter figure brenda kesaj partie, qe t'i perfaqesoje ne postin ministror dhe ajo e kreut te kesaj partie, Fatmir Mediut. Keshtu, pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec, ku kreu i kesaj partie, Mediu, ishte edhe minister i Mbrojtjes, sipas republikaneve, do te ishte provokim nese ai do te rikthehej perseri per ne nje post ministri brenda ketij mandati. Nga ana tjeter, vete ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, dha doreheqjen nga ky post dhe per pasoje, ai preferoi shkeputjen nga ekzekutivi. Ne mbledhjen e djeshme te Asamblese Kombetare te PR-se u mor vendimi qe ne nje mbledhje te ardhshme te Grupit parlamentar te PR-se te vendosej ne lidhje me masat qe do te merreshin ndaj deputeteve, te cilet nuk votuan sipas qendrimit te PR-se, ne lidhje me ndryshimet kushtetuese, por pro PD-se. Burimet nga mbledhja e djeshme bejne te ditur se ndaj ketyre deputeteve nuk do te merren masa te ashpra si largimi nga Grupi parlamentar, por do te paralajmerohen qe per vendime te tjera te rendesishme te jene ne te njejten linje vendimi, sic jane edhe deputetet e tjere te PR-se. Keshtu, si test per te provuar "besnikerine" e ketyre deputeteve ndaj PR-se do te perdoren dy ligjet e rendesishme, qe pritet te kalojne ne Kuvend ne lidhje me ceshtjen e pronave, ku duket se qendrimi i PR-se nuk eshte i njejte me ate te PD-se.
Takimi
Kreu i PR-se, njekohesisht ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu zhvilloi dje nje takim ne seline e Kryeministrise me kreun e qeverise, Berisha. Pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te kesaj partie dhe pas kerkeses se kryeprokurores Ina Rama per heqjen e imunitetit te deputetit dhe venien nen pergjegjesi penale per Gerdecin, kreu i PR-se ka preferuar te zhvilloje ne takim koke me koke me kreun e qeverise, njekohesisht liderin e PD-se, Berisha. Burimet bejne te ditur se teme e takimit ka qene pikerisht kjo ceshtje dhe po keshtu mesohet se kreu i PR-se ka kerkuar qe pavaresisht faktit qe tashme ai eshte ne hetim, PR duhet te ishte e shkeputur nga keto ngjarje dhe te marre ate cka i takon ne kabinetin qeveritar sipas marreveshjes dhe peshes politike. Nga ana tjeter mesohet se Mediu ka gjetur edhe disponibilitetin e Berishes per te pranuar qe PR te perfaqesohet ne cdo kohe me minister ne qeveri, sipas marreveshjes mes paleve ne vitin 2005. Mesohet se ne tryeze eshte hedhur nje post ministri dhe ai i vendit vakant te lene bosh nga Oketa, te numrit dy te qeverise. Ende nuk eshte konfirmuar nese eshte rene dakord.