E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kerkon imunitetin e Mediut

Redinalda Caushaj

Prokuroria e Pergjithshme i kerkon Kuvendit heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ne nje konference per median, te dhene mbreme ne institucion, pas mbledhjes disaoreshe te mesdites, Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se grupi hetimor ka konstatuar se kishte te dhena e prova per tragjedine e Gerdecit. "Ne teresine e procedurave te urdheruara dhe te zbatuara per realizimin e procesit te cmontimit ne rajonin e Gerdecit, evidentohet se jane kryer veprime dhe mosveprime ne kundershtim me ligjin dhe ne mospermbushje te rregullt te detyres nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu", tha numri nje i organit qendror te akuzes, duke konfirmuar kerkesen e depozituar ne Kuvend per heqje imuniteti. Sipas dosjes hetimore, nepermjet te pandehurit Ylli Pinari, drejtor i ndermarrjes se armeve MEICO, ministri Mediu ka takuar perfaqesuesin e shoqerise amerikane "Southern Ammunition Company Inc" (SAC), Patric Henry III, i cili ka shfaqur interes per municionet me gezhoje tunxhi, qe dispononte ushtria shqiptare dhe qe nuk ishin pjese e armatimit te saj. Henry ka bere nje kerkese te derguar me daten 27 dhjetor te vitit 2006 nepermjet nje faksi ne gjuhen angleze. Ministri, sipas hetimeve, ka vepruar menjehere, duke filluar nje proces pergatitje me procedura te pershpejtuara, qe synonte realizimin e projektit te ofruar nga SAC. Henry kishte kerkuar per te perfshire ne kete aktivitetet te pandehurin Mihal Delijorgji, duke krijuar nje shoqeri shqiptare te quajtur "Alba Demil" sh.p.k, per te hyre ne marreveshje me Ministrine e Mbrojtjes. Sipas Kryeprokurores, SAC kerkonte te pajisej me tre lloje licencash, per depozitimin e municioneve, per cmontim, si dhe per ekspertimin e produkteve te dala nga demontimi. Kurse Ministria e Mbrojtjes do te merrej me shpenzimet e transportit te municioneve per ne fabriken e Gerdecit. SAC kerkonte qe demontimi te kryhej ne nje zone ushtarake afer Tiranes, duke percaktuar keshtu fshatin Berzhite. Pas perputhjes se kushteve, me daten 28 dhjetor te vitit 2006 eshte krijuar shoqeria "Alba Demil", me ortake Henry dhe Delijorgji. Eshte lejuar qe gjate realizmit te procesit te cmontimit te municioneve te kalibrave 20-152 mm, Alba Demil te perfshinte si nenkontraktor Uzinen e Gramshit, per demontimin e nje kategorie "shtimjesh" 100 mm. "Jane shperfillur standardet e sigurise dhe zbatimit te rregullave gjate procesit te demontimit dhe nuk disponoheshin rregullore per proceset teknike te punes", tha Kryeprokurorja. Per kete shkak, grupi hetimor ka perjashtuar nga pistat e hetimit aktin terrorist, pra qe zjarri te jete vene qellimisht.

Tabela e shkeljeve te Mediut

Ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nenligjore per cmontimin

Percaktimi i vendit ku do te kryhej cmontimi eshte bere pa u licencuar

Gerdeci eshte zgjedhur si zone per cmontim ne mungese te verifikimeve te Shtabit te Pergjithshem

Ka shperfillur mendimin e strukturave te Forcave te Armatosura

Ka miratuar akte nenligjore i orientuar nga interesa te subjekteve private

Ka parashikuar ne urdher qe shpenzimet e transportit te mbuloheshin nga subjektet private

Ka shmangur mbikeqyrjen ushtarake te forcave te armatosura

Nuk ka kerkuar te behej nje studim i plote i kostos per njesi, te municioneve te kalibrave 20-152 mm

Nen hetim

Ylli Pinari

Mihal Delijorgji

Dritan Minxholli

Dashnor Caushi

Sokol Gjeci

Ligji parashikon deri ne 5 vite burg

Kodi i Procedures Penale, ne nenin 248, per akuzen e "shperdorimit te detyres", parashikon denimin nga 6 muaj deri ne 5 vite burg dhe gjobe, nga 300 mije deri ne 1 milione leke. Nese prokuroria arrin te vertetoje kete akuze te ngritur deri ne fund te hetimeve e procesit gjyqesor, atehere ish ministri Fatmir Mediu dhe zyrtaret e tjere nen hetim rrezikojne te denohen mbi bazen e ligjit te mesiperm. "Kryerja ose mos kryeja me dashje e veprimeve a mosveprimeve ne kundershtim me ligjin, qe perben mospermbushje te rregullt te detyres, nga personi qe ushtron funksione publike, kur i kane sjelle atij ose personave te tjere perfitime materiale ose jo materiale te padrejta, a kane demtuar interesat e ligjshme te shtetit, te shtetasve dhe te personave te tjere juridike, nese nuk perben veper tjeter penale, denohet me burim nga 6 muaj deri ne 5 vjet dhe me gjobe nga 300000-1000000 leke", thuhet ne Kodin Penal.

Mediu: Jam i hapur per hetime

I pyetur ne lidhje me deklaraten e Kryeprokurores Ina Rama, per heqjen e imunitetit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, eshte shprehur se deri ne oret e mbremjes, atij personalisht nuk i kishte ardhur asnje shkrese zyrtare, ku te informohej ne lidhje me kerkesen per heqjen e imunitetit. "Une gjithmone kam qene i hapur per te dhene deshmine time ne organin e prokurorise, per aq sa kam pasur dijeni ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit. Gjithashtu i kam drejtuar edhe nje shkrese zonjes Rama, per t'i treguar gatishmerine time, pavaresisht imunitetit. Por nje gje e tille nuk eshte marre parasysh, derisa u arrit ne kete pike. Po pres te njihem me shkeljet qe pretendon prokuroria", u shpreh ne nje prononcim per gazeten, kryetari i PR-se dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Heqja e imunitetit, ja procedura parlamentare

Kerkesa e Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Mediu dhe hetimin e tij, iu dorezua dje Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas procedurave parlamentare, ajo do te jete objekt shqyrtimi ne Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, i cili pasi e shqyrton del me nje raport qe ja percjell per votim Kuvendit. Raporti permban vleresimet e te gjithe anetareve te keshillit dhe del me nje vendim per heqjen apo jo te imunitetit te deputetit. Por eshte vetem Kuvendi, ai i cili merr nje vendim perfundimtar per kete ceshtje me vote ne seance plenare per t'i hapur rruge ose jo hetimit nga prokuroria te ish-ministrit Fatmir Mediu per ngjarjen e Gerdecit. Vete deputeti Mediu eshte shprehur i gatshem per te hequr dore nga imuniteti e per t'u vene para drejtesise per tragjedine e Gerdecit. Nisur nga kjo, Keshilli pritet te mos zhvilloje debate te gjata mbi kerkesen e Kryeprokurores per te marre nje vendim. Opozita ka kerkuar prej kohesh qe ish-ministrit Mediu t'i hiqet imuniteti per t'u vene para organeve te drejtesise. Madje, kete ka kerkuar dhe per Kryeministrin Sali Berisha, duke e bere pergjegjes per tragjedine e shperthimit te depos se municioneve ne Gerdec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›