Vlorë, sekuestrohen 60 kg drogë në port, arrestohet 1 person
VLORË- Policia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi sot një sasi prej 60 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva,
Burime zyrtare të policisë së Vlorës bënë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip kamion në portin e Vlorës, në një nga tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi, ndërkohë që destinacioni i saj ishte Italia.
Uniformat blu bënë të mundur arrestimin e drejtuesin dhe njëkohësisht pronarin e kamionit ku ishte fshehur droga, Altin Deromema, si dhe shoqëruan bashkëshorten e tij në komisariat.
Mësohet se lënda narkotike e llojit kanabis sativa ishte paketuar dhe vendosur në pjesën e sipërme të një kamioni tip "Iveco" me targa AA 312 AD, që u kontrollua në momentin kur do të kalonte traun e doganës.
Drejtuesi i kamionit Altin Deromema, që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ishte përpjekur t’u shmangej uniformave blu. I arrestuari po merret në pyetje, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth aksionit të policisë, e cila kishte siguruar informacione paraprake në rrugë operative.
(e.m/BalkanWeb)