E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjeku Xhevahir Hoxhallari, me vdiq vajzen"

Perpiqet t'i mbaje lotet, edhe pse vajza e tij humbi jeten per shkak te nje gabimi te mjekut. Edhe pse ekspertiza ende nuk e ka vertetuar nje gje te tille, babai i Matilda Petritit, Besniku, eshte i bindur qe prerja e venes nga ana e doktor Xhevahir Hoxhallarit ka bere qe vajza e tij sot te mos jete gjalle. Teksa ka pritur per 20 dite me radhe qe e bija te permiresohej, gjithcka ka marre fund per te. Teksa e ka percjelle trupin e vajzes se tij 17-vjecare te veshur nuse, ai ka premtuar se nuk do t'ia fale kurre mjekut Xhevahir Hoxhallari qe operacioni eshte kryer shkel e shko. "Do te ndjek rrugen ligjore per te vene drejtesine ne vend", premtoi dje me lot ne sy Besnik Petriti.

Cili mendoni qe eshte shkaku qe vajza juaj humbi jeten?

Une akuzoj direkt mjekun qe e ka operuar vajzen, para tre javesh. Kjo, sepse vetem tri dite me pas, ajo pati shume hemorragji. Jemi te bindur se doktor Xhevahir Hoxhallari i ka prere nje vene ne fyt. Pas operacionit e kam derguar tre here ne spitalin e Korces per shkak te hemorragjise, sepse nuk kisha mundesi ta ndiqja ne Tirane.

Pasi e derguat ne spital heren e pare, a pati permiresime?

Per momentin permiresohej paksa, por serish kishte hemorragji te vazhdueshme. Nuk eshte degjuar ndonjehere qe te vdese njeri nga operacioni ne bajame. Pas hemorragjive dhe dhimbjeve te tmerrshme, jemi interesuar qe ta nisim jashte shtetit, por mjeku qe i kreu operacionin ne fyt na ka thene se vajza nuk kishte probleme dhe se do te permiresohej.

Si vazhdoi gjendja e bijes suaj pasi e vizituat disa here ne spitalin e Korces?

Sigurisht qe perkeqesohej dita-dites. Para 10 ditesh e solla urgjentisht ne Tirane me ambulance, brenda se ciles ishte edhe nje doktor dhe nje infermiere. Ketu, na priste doktor Xhevahiri, i cili e kishte operuar ne kliniken e tij ne Pogradec. E futi ne salle dhe na tha qe vajza kishte nje vene te prere dhe na tha se ia kishte qepur. E mbajti vajzen tri dite ketu te operuar. Me pas e nxorem nga spitali dhe e cuam serish ne shtepi.

C'shqetesime pati vajza pas operacionit tjeter?

Te njejtat shqetesime si pas operacionit te pare. Gjakrrjedhja filloi t'i shtohej dhe e sollem prape ne Tirane. Pasi doktori nderhyri prape ne fytin e vajzes sime, iku ne oren 5 te pasdites. Dy ore me pas ajo vetem derdhte gjak dhe pas disa minutash dha shpirt.

Pse e operuat pikerisht te ky mjek?

Sepse mesuam se ai e ushtron kete profesion edhe ne Tirane nga e hena deri ne te premte. Ndersa cdo te shtune dhe te diel ai kthehej ne kliniken e tij ne Pogradec. Menduam se njesoj do ta beje punen si ne Tiranes ashtu edhe ne kliniken e tij.

Si reagonte doktori gjate ketyre tre javeve?

Nderhynte sa here qe vajza ime kishte probleme dhe na thoshte se do te permiresohej. Nuk e di pse e beri aq keq operacionin, se une i kam dhene edhe leke. Fillimisht i kam dhene 110 mije leke per operacionin, e me pas i kam dhene vazhdimisht edhe leke te tjera. Me pas, ai filloi te mos merrte me. Me siguri, sepse nuk e dinte c'kishte bere tamam me fytin e vajzes time.

Cili do te jete veprimi juaj per kete ngjarje te rende?

Do ta ndjek ligjerisht. Si pasoje e operacioni te kryer nga ai vajza ime nuk jeton me dhe asnjeri nuk mund t'ia ktheje serish jeten. Pergjegjesia per kete vdekje eshte teresisht e mjekut te ORL-se, Xhevahir Hoxhallari. Ai ka marre persiper te shoqeroje vajzen e operuar prej tij ne Tirane, ku eshte trajtuar vetem me serume dhe nuk i eshte gjetur diagnoza e sakte qe te nderhyhej ne kohe per t'i shpetuar jeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›