Mediu: Jap doreheqjen, s'kam faj
Fatjona Mejdini
Fatmir Mediu dha doreheqjen diten e djeshme si minister i Mbrojtjes. Doreheqja e ish- numrit nje te Mbrojtjes ne momentin kur Shqiperia eshte ne prag vleresimit nese do e marre apo jo ftesen e anetaresimit ne NATO, erdhi per shkak te tragjedise se ndodhur 4 dite me pare ne fshatin Gerdec te Bashkise Vore. Ndonese ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk mbajti pergjegjesi institucionale per ngjarjen, qe shenoi shume viktima dhe rreth 300 te plagosur, doreheqja e tij u motivua si nje reflektim politik dhe moral. "Doreheqja ime eshte nje reflektim politik dhe moral i pergjegjshem, edhe pse i marre ne kushtet e nje mungese te plote pergjegjesie ligjore e institucionale, timen si minister", tha Mediu.
Reflektimi
Gjate gjithe deklarates se doreheqjes ish-ministri i Mbrojtjes la te kuptohej se kjo doreheqje vinte per shkak te detyrimit te tij moral, si dhe ne respekt te detyrimit te tij institucional si minister i Mbrojtjes, ne kohen kur ndodhi tragjedia, si pasoje e shperthimit te predhave ne nje fabrike, ku cmontoheshin arme te renda. "Ne kushtet e krijuara, si nje politikan i pergjegjshem dhe si prind, edhe pse i zhveshur nga cdo pergjegjesi personale, deklaroj se sot i kam paraqitur, Kryeministrit te Shqiperise doreheqjen time si minister i Mbrojtjes", deklaroi numri nje i republikaneve. Nisur nga kjo, Mediu u shpreh i gatshem t'u nenshtrohej te gjitha hetimeve qe Prokuroria e Pergjithshme parashikonte per funksionin e tij edhe nese keto hetime do t'i kushtonin heqjen e imunitetit si deputet i PR-se. "Me kete ndjenje pergjegjesie dhe ne respekt te detyrimeve te mia institucionale dhe morale, deklaroj se do te mbeshtes fort hetimet e filluara nga organet kompetente per zbardhjen e aksidentit tragjik. Do te mbeshtese Prokurorine, gje qe nenkupton cdo gje qe ka te beje me pergjegjesite e mia", deklaroi Mediu, duke u shprehur i hapur per te gjitha shkallet e hetimit.
"Opinion Plus"
Ne nje interviste te dhene ne "Opinion Plus" per gazetarin, Blendi Fevziu, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk e ka mohuar pergjegjesine e tij morale, per vdekjen e disa personave dhe plagosjen e qindra te tjereve. Por, ne te njejten kohe, pavaresisht se, sipas tij nuk ka pasur asnje lloj pergjegjesie konkrete, ai nuk mund te qendronte minister me me kete barre mbi supe. Mediu ka mohuar te kete pasur kontrate me kompani shqiptare per asgjesimin e municioneve, por vetem me kompanine amerikane, kontrate te cilen, ai nenvizon se e ka bere publike. Nderkohe qe, mohon mundesine e kontratave me punonjesit. Duke e cilesuar ate si nje gabim njerezor, Mediu eshte shprehur se ka kerkuar dhe nga komandanti suprem i NATO-s ndihme te sofistikuar. Por, nga ana tjeter, Mediu ka bere me dije se marredheniet me ambasaden e SHBA-se kane qene shume te mira, madje kane bashkepunuar dhe per ardhjen e Presidentit Bush. Nderkohe duke permendur nje artikull te mundshem ne "New York Times", ai ka nenvizuar faktin se gazetarit i ishte vene ne dispozicion gjithe materiali per kontratat e shitjes se armeve dhe e sheh te cuditshme idene e botimit te artikullit, tani ne prag te samitit te Bukureshtit.