ISHP: Nuk kemi asnje dijeni per kompanine "Alb Demil"
Firma e cmontimit te municionit nuk rezulton e regjistruar ne zyrat e Inspektoratit Shteteror te Punes, si biznes privat. Sipas njoftimit te djeshem te ketij institucioni deri ne diten qe ka ndodhur shperthimi, asnje nga inspektoret nuk ka kryer inspektime ne kete zone, per vete faktin se ajo ka qene nje zone ushtarake. "Inspektorati Shteteror i Punes nuk ka asnje informacion zyrtar per subjektin privat qe ushtronte aktivitetin e tij, ne kontraktim me Ministrine e Mbrojtjes ose institucione te tjera dhe njekohesisht, nuk ka te regjistruar ndonje subjekt privat, me veprimtari cmontim municionesh", thuhet ne njoftimin per shtyp te ketij institucioni. Sipas ligjit baze ne fuqi, ku bazon punen edhe ky inspektorat, kontrollet nuk mund te kryhen ne institucione qe jane ne varesi te ligjeve dhe ministrive te tjera. "Bazuar ne ligjin per Inspektoratin Shteteror te Punes, si dhe duke pasur parasysh qe aktivitetin e cmontimit, firma e kishte ngritur brenda nje reparti ushtarak, inspektori i punes nuk mund te hynte per kontroll", nenvizojne drejtuesit e larte te inspektoratit. Ne ligjin e inspektoratit te punes, dy nga pikat qe i perjashtojne punonjesit te mos kontrollojne disa subjekte jane ndalimi i inspektimit dhe kontrollit te institucioneve apo veprimtarive ku hyrja e inspektorit te punes ve ne rrezik interesin e sigurise kombetare. Sipas ketij ligji, inspektorati i punes nuk mund te kryejne asnje lloj inspektimi ne zonat me municione. Po keshtu, nuk mund te ushtrohen kontrolle dhe ne keto vende te punes ku siguria mbi shendetin eshte e rregulluar me nje ligj te vecante. Kjo do te thote se Ministra e Mbrojtjes ka nje ligj te vecante per sigurine ne pune te punonjesve ushtarake apo atyre qe punojne ne keto vende pune.