E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Norma ishte shume e larte, nuk arrihej"

Shkelqim Pirini, nje prej ish-punonjesve te fabrikes ku behej cmontimi i predhave, tregon per kushtet e veshtira te punes dhe mungesen e sigurise ne pune, por edhe te sigurimeve shoqerore. Eshte vetem 21 vjec dhe jeta e ka perballur me shume veshtiresi, nderkohe qe tragjedia i ka zhdukur bashkeshorten.
Shkelqim, ju keni qene punetor ne depon e armeve, si ishte puna aty, si punonit?
Puna qe une beja nuk eshte se ishte e njejta, merrja pjese ne cfaredolloj procesi qe te transporti i municionit e deri te cmontimi i predhave. Por puna aty asnjehere nuk ka qene e sigurt dhe cdo dite. Ne rastet kur kishte shume punetore, ne nuk punonim cdo dite, pasi aty shtoheshin ose pakesohej numri i punetoreve. Po ajo pune qe benim ne ishte shume e veshtire dhe e rrezikshme. Kurse norma qe na kishin vene ishte shume e larte dhe kurre nuk mund ta arrinim.
Si ishte norma, ku bazohej ajo?
Norma ndryshonte nga lloji i punes qe kryeje. Keshtu, per predhat e medha numri i cmontimit ishte me i madh, kurse per ato te voglat ishte me i vogel, pasi dihej qe kishin me shume pune. Nderkohe qe nje kuti e madhe, qe kishte mbi 20 mije cope fisheke, duhej te mbarohej brenda nje ore nga tre persona. Kjo norme nuk arrihej asnjehere dhe rroga jone ishte ne varesi te asaj qe punoje.
Sa paguheshit per kete pune qe kryenit?
Asnjehere nuk merrje te njejten page, pasi kishte muaj qe punoje per 30 dite, por kishte muaj qe punoje me pak. Dhe sic e thashe, cdo gje ishte ne varesi te punes dhe normes qe do te arrije. Shume pak here mund ta plotesoje kete norme, ndersa merreshim edhe me pune te tjera si transport, larje te predhave pasi hiqej baruti etj.
Ne momentin qe ndodhi shperthimi, ju ishit ne pune? A keni pjesetare te tjere te familjes qe punonin dhe jane plagosur?
Ne ate moment kam qene ne pune, dhe fillimisht baruti mori flake, u ndez, aty kisha njeren prej motrave, nderkohe qe motra tjeter, nena dhe e fejuara punonin ne procese te tjera. Kam mundur te terheq vetem motren dhe kemi ikur me vrap, derisa ndodhi shperthimi ku kemi qene ne pjesen e poshtme te kodres. Vala na ka hedhur mbi 10 metra, me pas jemi ngritur prape dhe kemi ikur me vrap. Une dhe dy motrat jemi plagosur pak, nena eshte me rende, ketu ne repartin e djegie-plastikes dhe kerkoj qe ta nisin jashte vendit, pasi eshte rende. Kurse e fejuara nuk e di se ku eshte, nuk besoj se do te kete mbijetuar.
S. Isaku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›