E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Rama po mobilizon krimin

Fatjona Mejdini

Perfaqesuesit e larte te Partise Demokratike, e akuzuan dje kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama, se po pergatit lidhjet e tij te vjetra kriminale, per fushaten zgjedhore te kesaj partie. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi gjate disa takimeve ne fshatrat e Mallakastres, theksoi se mes Edi Rames dhe falangave te tij te krimit kane nisur takimet intensive, per t'i perdorur keta te fundit, ne fushaten per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Sipas anetarit te kryesise se PD, alternativat e vetme qe kreu i PS-se mund t'i jape vendit jane korrupsioni dhe krimi i organizuar. "Edi Rama, modeli qe ne kemi perballe, eshte e kunderta e atij qe vjen tek ju. Thote se do te luftoj krimin, nderkohe qe kryen takime te pernatshme me te gjithe falangat e mbetura te krimit, me qellim per t'i mobilizuar ato ne fushaten elektorale", deklaroi Olldashi gjate takimeve me banoret e zones se Mallakastres, ne kuader te turit qe kane ndermarre drejtuesit kryesore te PD ne te gjitha rrethet e vendit. Por sipas ministrit Olldashi, qeveria nuk do te lejoje perdorimin e ketyre krimineleve ne fushate, duke paralajmeruar marrjen e masave per kete qellim. Po keshtu ish-ministri i Brendshem, aktualisht minister i Transportit, Olldashi premtoi se drejtesia do t'i conte ata pas hekurave atje ku kishin vendin, duke paralajmeruar se ne mandatin e dyte qeveria do te luftonte me fort krimin. "Askush nuk ka ndermend ta lejoje Edi Ramen, te perdore kriminele ne fushaten elektorale, sepse edhe nese ndonje i tille ka mbetur rrugeve, ai do te shkoje atje ku e ka vendin", deklaroi Olldashi, duke theksuar se qeveria mbetej e angazhuar maksimalisht per te realizuar zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ministri i Transporteve, i ftoi qytetaret te votonin mazhorancen aktuale ne zgjedhjet e qershorit edhe per faktin se investimet e bera ne keto kater vjet, jane dy here me te larta se ato qe kane bere socialistet ne tete vjet ne pushtet. Po dje nenkryetari i Partise Demokratike, Astrit Patozi theksoi gjate nje takimi me banoret e komunave te Sarandes dhe Delvines, friken e kreut te Partise Socialiste, Edi Rama per rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Nisur nga ky kendveshtrim, nenkryetari i Partise Demokratike deklaroi se "Edi Rama kerkon shtyrjen e zgjedhjeve, pikerisht se ka frike nga perballja me elektoratin", qe sipas ligjeve te vendit, do te behet ne 28 qershor. "Shqiptaret nuk do te shkojne per te votuar kur t`i linde ndonje dite shpresa Edi Rames se mund t'i fitoje zgjedhjet. Ne, do te bejme zgjedhje te lira dhe te ndershme, atehere kur e percakton Kushtetuta dhe ligjet e vendit", deklaroi Patozi perpara banoreve te komunave ne Sarande dhe ne Delvine. Ne kete menyre nenkryetari i Partise Demokratike la te kuptohej se mazhoranca nuk kishte ndermend te shtynte zgjedhjet dhe se kishte marre te gjitha masat qe ato te kryheshin te lira dhe te ndershme ne perputhje me daten e percaktuar ligjore. Po keshtu edhe kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se qeveria eshte e gatshme te krijoje infrastrukturen e duhur per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Berisha ka theksuar se vendi yne tashme eshte pjese e NATO-s dhe ne kete kuader, Shqiperia duhet te tregoje me zgjedhjet e saj se eshte nje vend qe e meriton kete anetaresim.

Ndryshimi

Sipas Olldashit, gjate qeverisjes se tyre, socialiste kane ndertuar gjithsej vetem 80 apartamente per te pastrehet, ndersa nga ana tjeter mazhoranca vetem ne 3 vite e gjysme ka ndertuar 7000 apartamente, per kete kategori.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›