E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim ne Cerrik: Me shume ndihme per te varfrit

Ne Cerrik, kryesocialisti Edi Rama ka premtuar me shume ndihme per familjet e varfra, qe jetojne me ndihme ekonomike. Ne qeverisjen socialiste premtoi ai nuk do te kete me lemoshe per te varfrit, por ajo do te zevendesohet me punesim. "Thuhet nga shifrat zyrtare, se qe nje familje te jetoje normalisht, ka nevoje per 69 mije leke ne muaj. Nje familje e varfer, e pa pune, ne ndihme ekonomike, merr vetem 3 mije e 500 leke ne muaj. Ne nuk mund ta tolerojme me tutje kete situate dhe do te bejme cmos, qe kjo situate te ndryshoj, nga nje lemoshe qe i jepet per te gjithe atyre qe jane te varfer e te papune, ta kthejme ne nje mundesi per punesim te te gjithe atyre qe duan te jetojne me pune te ndershme dhe jane te gatshem qe te kontribuojne me pune per komunitetin dhe shoqerine" tha Rama. Nje tjeter aspekt qe prek, drejtpersedrejti jeten e te varferve, sistemi shendetesor do te jete ne qender te vemendjes se qeverise socialiste, tha Rama, duke premtuar reforma rrenjesore. "Nga nje sherbim shendetesor i mbeshtetur te sigurimet, do ta kthejme ne nje sherbim shendetesor universal, per te gjithe popullsine", tha Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›