Mediu: Kodi te miratohet sa me shpejt

Ne nje takim partie ne Tirane, kryetari Fatmir Mediu kerkoi qe Kodi Zgjedhor te miratohet sa me pare dhe ne transparence, por pa iu bashkuar korit te partive te vogla qe kerkojne te jene pjese e komisioneve zgjedhore.
Sipas tij, partite e koalicionit duhet te bashkepunojne ne menyre institucionale, per te sanksionuar pergjegjesite qeverisese ne te tera nivelet, por edhe bashkepunimin elektoral dhe ndertimin e nje koalicioni ku vota e shqiptareve te percaktoje peshen e cdo subjekti.
Ish-minister i kabinetit Berisha, Fatmir Mediu iu gezua perfundimeve te progres-raportit te fundit te Komisionit Europian. “Progres-raporti i KE tregon qarte progresin qe ka bere Shqiperia per afrimin ne BE”, ka pohuar Mediu. Ne kete mbledhje u disktua edhe puna dhe organizimi i strukturave te partise per qarkun e Tiranes.