E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Në qeverisje në bazë të votave

Në një prononcim për mediat pas takimit, Mediu tha se partia e tij do të përfaqësohej në qeverinë e re në bazë të logjikës së votave që ajo ka. Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detajë se cilat poste do të ketë PR-ja në qeverinë e re.

"Ne do të ecim në logjikën e proporcioneve të votave, si ka deklaruar dhe kryeministri, por në vlerën që përfaqëson PR brenda koalicionit të djathtë. Ende nuk është vendosur asgjë dhe para se t'i bëj të qarta vendimet në opinion publik do t'i diskutoj ato me kolegët e kryesisë së PR-së", tha Mediu për gazetarët.

 "Partia Republikane ka kontributin e saj në këtë maxhorancë", tha Mediu pas daljes nga takimi rreth nje oresh. Kreu i PR-së shtoi se propozimet do t’i diskutonte me kryesinë e partisë dhe më mas do të vendosje për një qëndrim.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›