E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: PS duhet të shfrytëzojë krizat parlamentare

Blushi tha se PS nuk duhet t’i kthehet traditës së bojkoteve në Shqipëri, te cilat ajo i ka dënuar në të shkuarën kur PD e kishte kthyer këtë në një cikël kronik.

“PS nuk ka arsye të mjaftueshme për të mos shkuar ne Kuvendin e Shqipërisë. PS është futur në zgjedhje për të marrë pjesë në Parlament, pavarësisht sesi do ishte rezultati i zgjedhjeve”, deklaroi Blushi.

Lidhur me vendimin e tij personal nëse grupi parlamentar vendos për bojkotim, Blushi shprehet: “Unë jam deputet i PS-së dhe pavarësisht se do jem kundër bojkotit në rast se kjo gjë vendoset, e kam thënë se do ta respektoj vendimin e shumicës brenda PS-së. Unë besoj që pushteti nuk merret dot në rrugë, por mund të merret në institucione dhe në institucionet e Parlamentit të Shqipërisë ne kemi mundësi të bëjmë diferencën me qeverinë. Po ashtu kemi mundësi për shkak të krizave të pritshme të kësaj qeverie që mund dhe të mos varen nga kjo qeveri, shumë shpejt në Parlament mund të ketë ndryshime numrash të cilat, ne në rast se nuk jemi, nuk mund t’i shfrytëzojmë”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›